Enrique: Kosova ka stilin e njëjtë si ne
BKT
Sport

Enrique: Kosova ka stilin e njëjtë si ne

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique është deklaruar pas fitores së sontme kundër Kosovës (0-2), në ‘Fadil Vokrri’.

Ish-trajneri i Barcelonës thotë së ndeshje me Kosovën ishte e vështirë. Sipas tij, Kosova ka stil të njëjtë me të Spanjës.

“Ishte ekip mjaft i vështirë. Krijuan mjaft raste. Janë shumë më ndryshe se pjesa tjetër e ekipeve. Kanë filozofi të njëjtë. Kosova është një nga ekipet që luan më mirë dhe kanë stilin e njëjtë si ne”, tha strategu spanjoll.