23:48 / 08.09.2021
Kelmendi, Fjala: Ngushëllime familjeve Ademaj dhe Kadriaj
Gëzim Kelmendi, kryetar i Parisë Fjala ka ngushëlluar familjet e viktimava nga vrasja në Pejë.
Kelmendi përmes një reagimi publik, është shprehur se kjo vrasje ka qenë tronditëse për të gjithë.
Reagimi i plotë:
Vrasja e kandidatit të PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademajt, na ka tronditur të gjithëve.
Astritin e kemi njohur si djalë të mirë, të edukuar dhe besimtar.
Ngushëllime familjeve Ademaj dhe Kadriaj.
ZOTI i mëshiroftë të vdekurit.
Gëzim Kelmendi























