10:21 / 09.09.2021
Nagavci: E rëndë vrasja e dyfishtë që ndodhi mbrëmë në qytetin e Pejës
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e ka cilësuar si ngjarje të rëndë vrasjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmë në qytetin e Pejës.
Përmes një statusi në Facebook, Nagavci ka kërkuar nga organet e rendit që sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasjeje të dyfishtë.
“Astrit Ademaj nga Peja dhe Blerand Kadrijaj nga Deçani, dy qytetarë të vendit tonë, dy përfaqësues politik, kandidatë për kryetar të komunave, të vrarë me armë”.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Presim që organet e rendit me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasjeje të dyfishtë. Qoftë e fundit”, u shpreh ajo.























