Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Nis festivali ndërkombëtar i letërsisë 'Polip', për të folur rreth këtij festivali e ftuar do të jetë Lendita Idrizi, koordinatore e festivalit.

Vizita lamtumirëse e Merkel në Ballkan, lidhur me ketë do të ketë lidhje direkte nga Boni.

Për të diskutuar për planet për nisjen e vitit të ri shkollor, në lidhje të drejpërdrejt do të jetë Jeton Demi, kryetar i Këshillit të prindërve të Prishtinës

Të hënën nis edicioni i 20-të i festivalit 'Remusica', për detaje më të hollësishme do të ketë lidhje direkte nga New Born-i.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme