Të hapen arkivat ...??? 

Të hapen arkivat ...??? 

Të hapura janë në Hagë për fatin fort të keq të Kosovës! 

Shkruan: Donika Shahini Lami 

Zv.kryeministër Bislimi, për cilat arkiva e ke fjalën? Arkivat e Serbisë për UÇK-në ....??? 

Të hapura janë në Hagë për fatin fort të keq të Kosovës! 

"Arkivat për UÇK-në janë në interes të Kosovës të hapen"....kështu është dakorduar dhe folur në Bruksel, e po kjo është tmerr e kaluar katastrofës.... 

Një gjë po më tmerron se si mundet dikush që përfaqëson vendin tim të llomotisë ndër dhëmbë pohime koti nga kushdo qoftë dhe të vras edhe më shumë të vërtetën mbi luftën dhe UÇK-në...!

A jeni more normal a jeni të vetëdijshëm për rrezikun nga deklarata e tilla...?

Ky vend me këtë mendësi dhe me këtë urrejte patologiike kurrë përpara nuk ka me triumfu, veç kemi me mbetë duke e luftu njëri tjetrin dhe duke e shkatërru historinë që e kemi pagu me gjakun e vajzave dhe djemëve më të mirë që patëm!

UÇK është kulmi i krenarisë dhe dinjitetit tonë kombëtar!

Politika e poshtër e pas luftës me mish e me shpirt i ka përdhosur vlerat e luftës dhe i ka përdorur ato vetëm kur ju janë dashur për vota. Po, i kanë shaktërruar vlerat e luftës duke mos ditur dhe dashur ti dokumentojnë drejtë dhe si kanë qenë. 

Ende po vazhdojnë me të njejtin avaz!

Arkivat për UÇK -në, pse a ende ka diçka që spiunët nga brenda e jashtë Kosovës kanë harruar të dëshmojnë kundër UÇK-së...?

Si vend kemi nevojë për trajtime psikologjike e mbase edhe psikiatrike në përgjithësi! 

Kemi lujtë nga mendja dhe fare dashuri ndaj dhe për vendin nuk na ka mbetur!

 

p.s( dikush edhe mund t'i ketë harruar, por vuajtjet dhe sakrificat e popullit tonë gjithandej Kosovës janë ende në mendjet dhe zemrat e secilit që e ka përjetuar atë kohë dhe atë luftë të tmerrshme. Kosovë 1998-1999)

Ne jemi e zeza e vetës!