Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për nisjen e festivalit ndërkombëtar të letersisë “Polip”, do të flas, Lendita Idrizi, koordinatore e festivalit.
Në lidhje të drejtpërdrejt, Jeton Demi, Kryetar i Këshillit të prindërve të Prishtinës, do të flas për planet për nisjen e vitit të ri shkollor.
Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt, lidhur me edicionin e 20-të të festivalit "Remusica“, që do të nis të hënën.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























