Vitia takon sot kryetarët e komunave, do të diskutohet për masat antiCOVID
BKT
Lajme

Vitia takon sot kryetarët e komunave, do të diskutohet për masat antiCOVID

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, këtë të premte do të takohet me kryetarët e komunave të Kosovës në lidhje me lehtësimin e masave për personat të cilët tashmë janë vaksinuar.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

“Po, sot do të takohemi me ministrin Vitia. Ajo se çfarë do të kërkojmë nga ministri është që të ketë një lehtësim të masave për personat që janë vaksinuar kundër virusit korona”, është shprehur Ibrahimi, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se takim me ministrin Vitia ka paralajmëruar edhe Oda e Hotelerisë së Kosovës për të diskutuar në lidhje me masat e reja.


MË SHUME NGA Lajme