Ardian Kastrati ia numëron dështimet Kurtit
BKT
Lajme

Ardian Kastrati ia numëron dështimet Kurtit

Deputeti Ardian Kastrati ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, sidomos pas deklarimit të zv/kryeministrit Besnik Bislimi se janë pajtuar me Serbinë që t’i hapin edhe arkivat e UÇK-së.

Në një postim në profilin e tij në fcb, Kastrati ia ka numëruar Kurtit të gjitha pengesat dhe dështimet që sipas tij i ka krijuar prej përfundimit të luftës e deri sot. 

Postimi i plotë i Kastratit:

*  Në vitin 1999 Rusia dhe Serbia ishin kundër Marrëveshjes së Rambujesë.  Në Kosovë, kundër kësaj marrëveshje ishte Albin Kurti. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje pasuan bombardimet e NATO-s dhe Kosova u çlirua.

*  Rusia e Serbia fuqishëm kundërshtuan planin e Ahtisarit mbi bazën e të cilit Kosova u shpall e pavarur. Në Kosovë kundër këtij plani ishte Albin Kurti ( në protestat e organizuar nga ai u vranë dy të rinjë në Prishtinë).

*  Rusia dhe Serbia intenzivisht punojnë që ti minojnë interesat strategjike amerikane në Ballkan duke i dhënë qasje vetëm  gazsjellësit rus dhe duke refuzuar në çdo mënyrë gazin e lëngshëm amerikan nga drejtimi i Greqisë.  Qeveria e Kurtit është e vetmja në rajon që nuk ka kërku nga SHBA të kyçet në projektin e gazit të lëngshëm amerikan ( kjo mund të realizohet përmes Marrëveshjes së Washingtonit që Kurti e ka kundërshtuar). Deri tash interesim dhe hapa konkret për këtë projekt kanë ndërrmarrë Bullgaria, Maqedonia e Kroacia për çka do të kenë përfitime të mëdha ekonomike në të ardhmen.

*  Rusia dhe Serbia kanë punuar intenzivisht që Kosova e Shqipëria të kenë marrëdhënie të acaruara deri në armiqësi mes Kosovës e Shqipërisë. Me gjithë pak acarimeve politike që kanë ekzistuar në mes zyrtarëve politik të Kosovës me ata të Shqipërisë në kohën Ibrahim Rugovës, Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, etj, kurrë më armiqësore ska qenë qasja e Kosovës në raport me Shqipërinë se sa në kohën e qeverisjes së Albin Kurtit i cili ka organizuar edhe protesta kundër qeverisë në Tiranë.

*  Serbia e Rusia me dosje të fabrikuara kanë kontribu esencialisht që liderët e UÇK-së të përfundojnë në Hagë. Në Kosovë, atëbotë i ekzaltuar Albin Kurti thoshte " Ik Hashim" ( mendonte për në Hagë).

*  Serbia dhe Rusia kanë punu sistematikisht që UÇK të trajtohet si ndërrmarrje kriminale duke kërkuar hapjen e të ashtuquajturave " arkivave të UÇK-së". Albin Kurti dhe Besnik Bislimi kanë pranuar hapjen e " arkivave të UÇK-së" në takimin e tyre para DISA MUAJVE me Lajçak e Vuçiç. 

  Me këtë hap po rrezikohet thelbi i shtetit të Kosovës. Kjo do ta dëmtoj seriozisht procesin në Hagë. Nëse vazhdohet kështu një lloj skenari i Afganistanit nuk përjashtohet në të ardhmen. Nuk po flas si anëtar i PDK- së, për ata që duan të më lexojnë sinqerisht.

Pra, KURTI ka pranuar hapjen  " e arkivave të UÇK-së" dhe nuk e vlen të flasim për Bislimin. Besnik Bislimi vetëm ka lexuar sepse ai është një politikan pa kurriz i cili din vetëm të nënshtrohet për me ardhë deri te zhvatja e financave ( shikojani pasurinë vetëm për 16 vite punë në Kosovë). Duhet gërmuar shumë thellë për me gjetë diçka të zgjuar në fjalimet e paartikuluara në gjuhën shqipe të këtij Besnik Bislimit.


MË SHUME NGA Lajme