22:45 / 11.09.2021
Ambasadori Isufaj nderon viktimat e sulmeve te 11 shtatorit
Ambasadori Frymëzim Isufaj, i shoqëruar nga stafi i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, bënë homazhe te Memoriali 9/11.
Me vendosjen e një kurore lulesh pranë këtij Memoriali, u kujtuan 2977 viktimat e sulmit terrorist në Kullat Binjake, njëzet vjet më parë.
Bota e qytetëruar i dha terrorizmit goditjen e duhur atëherë, ndërkaq, sot, përkujtimi i viktimave simbolizon vullnetin e mirë për paqe e tolerancë.
Populli i Kosovës ndan dhimbjen e madhe me familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë sulm.
























