Me 20 shtator mbahet seanca e Kuvendit
BKT
Lajme

Me 20 shtator mbahet seanca e Kuvendit

Me 20 shtator do të mbahet seanca e parë për sesionin vjeshtor, njoftojnë shefat e Grupeve parlamentare të LVV dhe LDK, Mimoza Kusari-Lila dhe Arben Gashi.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Kusari-Lila për media tha se vendimi për çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve dhe fushatës duhet të jetë vendim konsensual i të gjitha partive.

“Të jetë vendim konsensual i të gjitha partive. Nuk insistojmë njërin app tjetrin variant. Është e rëndësishme të kemi parasysh shëndetin publik të qytetarëve dhe në dakordancë me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik(IKShPK) të kemi edhe fushatën nëse vazhdohet me datën e njëjtë të zgjedhjeve. Dakordohemi me të gjitha partitë e tjera pjesëmarrjes.


MË SHUME NGA Lajme