16:40 / 13.09.2021
Këto janë pesë mungesat e mëdha të Realit për sfidën me Interin
Gareth Bale, Toni Kroos, Dani Ceballos, Marcelo dhe Ferland Mendy kanë mbetur jashtë listës së lojtarëve të ftuar nga trajneri Carlo Ancelotti për sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Interit.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 21:00.
Nga ana tjetër, Interi do të jetë pa shërbimet e mesfushorit Stefano Sensi i cili u lënduar gjatë ndeshjes së Serie-A kundër Sampdorias, ndërsa mbetet në dyshim paraqitja e qendërmbrojtësit Alessandro Bastoni.























