Mesjavë e ‘nxehtë’ në Superligë, ja kush i gjykon derbit
BKT
Sport

Mesjavë e ‘nxehtë’ në Superligë, ja kush i gjykon derbit

Emocionet e elitës së futbollit tonë, do të vazhdojë këtë mesjave me ndeshjet e xhiros së katërt.

Kjo xhiro do të vjen me sfida drithëruese. Tashmë janë publikuar edhe gjyqtarët e sfidave të mesjavës.

Kryesfida e xhiros së katërt luhet në Gjilan, ku Drita i bën ‘konak’ Ballkanit, ndeshje në të cilën drejtësinë do ta ndajnë Alban Shala i ndihmuar nga asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj. Ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Ilir Mehemeti.

Përballje e ‘nxehtë’ parashikohet të jetë edhe dueli mes Prishtinës dhe Gjilanit, ndeshje të cilën do ta gjykojnë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, derisa gjyqtari i katërt do të jetë Burim Jahmurataj.