Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga Stambolli, Qamil Bytyqi, mësues i gjuhës shqipe, flet për rifilimin e kurseve në gjuhën shqipe.
Për hulumtimin për jetën e Shqiptarëve në Turqi, flet autori, Fatmir Selimi .
Nora Hasani, drejtoreshë menaxhuese e OEGJK-së, do të flas për viziten e një delegacioni Gjerman për mundësi bashkëpunimi dhe për bashkëpumimin, Kosovë-Gjermani, në fushën e ekonomisë.
Në lidhje të drejtpërdrejt, Remzije Krasniqi, këshilltare për avokim dhe edukim në SOS Fshatrat e Fëmijëve, flet për veprimet për mbrojtjen e fëmijëve në fëmijërinë e hershme.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























