Young Boys shokon Unitedin e Ronaldos, paqe në duelin Sevilla-Salzburg
BKT
Sport

Young Boys shokon Unitedin e Ronaldos, paqe në duelin Sevilla-Salzburg

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Përballja mes Young Boys dhe Manchester United është mbyllur me fitoren e skuadrës 2-1, sfidë kjo që prodhoi lojë dramatike.  

Fraksioni i parë mes skuadrës zvicerane dhe asaj angleze, është mbyllur me epërsinë e skuadrës angleze.

Ishte qendërsulmuesi Cristiano Ronaldo (13’), që realizoi golin e vetëm për këtë pjesë pas një super asistimi të Bruno Fernandes. United më pas mbeti me 10 lojtarë në fushë, kur Aaron Wan-Bissaka, u ndëshkua direkt me të kuq pas një ndërhyrje shumë të rrezikshëm.

Pjesa e dytë ishte tejet dramatike. Ishte skuadra nikoqire që dominoi pjeslojën e dytë, duke përmbysur ‘Djajtë e Kuq’.

Fillimisht Nicolas Ngamaleu (66’), barazoi shifrat në 1-1, derisa Theoson Jordan Siebatcheu (90+5’), duke ia siguruar fitoren e madhe kampionëve të Zvicrës.

Ndërkohë, sfida tjetër mes Sevillës dhe Salzburgut është mbyllur baras 1-1.