23:15 / 14.09.2021
Ndodh për herë të parë, Barcelona pa asnjë goditje të saktë
Barcelona është dominuar nga Bayerni, që ka fituar 0-3 në “Camp Nou”.
Për më tepër, katalanasit nuk ka pasur asnjë goditje të saktë gjatë gjithë ndeshjes. Dhe kjo Barçës i ka ndodhur për herë të parë në histori të Ligës së Kampionëve.
Barcelona i kishte 3 goditje të pasakta dhe dy të bllokuara. Ndërkohë Bayerni i kishte shtatë goditje në portë, gjashtë të pasakta e katër të bllokuara.























