Hoxhaj, PDK: Merkel u bë bazamenti i politikës perëndimore karshi Serbisë

Hoxhaj, PDK: Merkel u bë bazamenti i politikës perëndimore karshi Serbisë

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka komentuar vizitën e kancelares Angela Merkel në Tiranë, e cila u takua atje me liderët e rajonit. 

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se vizita e Merkelit në Tiranë i dha kryeqytetit një peshë të veçantë në Ballkan. 

“Nuk dua të ndalem në detaje për rolin e Angela Merkelit në pavarësimin e Kosovës (Bashkim Evropian, G7, Këshillin e Sigurimit të OKB-së), as në njohjet nga shtete me gjeografi botërore, as në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, as në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe marrëveshjen e prillit të 2013-ës. Për shkak të detyrës që kisha në këtë periudhë, e di se ku dhe sa e ka ndihmuar ajo personalisht dhe qeveria e saj, Kosovën! “, ka shkruar Hoxhaj.

“Por dua të ndalem e të potencoj një fakt. Atë që sot e quajmë marrëveshje obligative ligjore! Kur në gusht të vitit 2011, Merkel e vizitoi Beogradin, e kushtëzoi anëtarësimin e Serbisë në BE me arritjen e marrëveshjes obligative ligjore me Kosovën! Më tutje, qëndrimi i saj në 2011 bëri që deri në vitin 2013 (shtatë pikat e Bundestagut, non-paper gjermano-britanik) kushti gjerman të shndërrohet në qëndrim e kusht evropian për Serbinë. U bë bazamenti i politikës perëndimore karshi Serbisë. Deri sot!”, ka shkruar Hoxhaj.

 


MË SHUME NGA Aktuale