12:19 / 15.09.2021
Prokuroria Speciale lëshon dy kërkesa për urdhërarrest kundër 3 personave
Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë dy kërkesa për lëshim të urdhër arrestit për tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Kërkesa e parë e urdhër arrestit ka të bëjë kundër një personi për veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile sipas ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtarë.
Ndërkaq, kërkesa e dytë e urdhër arrestit është kundër dy personave, për veprat penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.























