19:34 / 15.09.2021
The Sun zbulon kur Guardiola do të largohet nga City, e do këtë kombëtare
Pep Guardiola pritet të largohet nga Manchester City në vitin 2023 kur edhe i skadon kontrata, raporton të mërkurën “The Sun”.
Sipas tabloidit anglez, spanjolli kërkon që karrierën ta vazhdoj si trajner i ndonjë përfaqësuese dhe gjasat janë të mëdha që ta marr drejtimin e Spanjës.
Trajneri 50-vjeçar në krye të Manchester Cityt është që prej vitit 2016, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Bayern Muenchenit dhe Barcelonën.























