Gashi: LDK gati për zgjedhje, 17 tetori ditë e madhe për të gjithë
BKT
Lajme

Gashi: LDK gati për zgjedhje, 17 tetori ditë e madhe për të gjithë

Arben Gashi nëpërmjet një statusi në rrjetin social `Facebook` ka thënë se LDK është gati për zgjedhjet e 17 tetorit, dhe se kjo parti ka ofertë për të gjithë e në cdo komunë.

Gashi njofton se fushata do të shkurtohet, nga ajo konvencionale do të kalohet në atë dixhitale, krejt kjo në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve nga situata me pandeminë, që sipas tij, paaftësia e Qeverisë e rëndoi edhe më shumë. 

Postimi i plotë:

Festa e demokracisë shpallet e hapur. 17 tetori do të jetë ditë e madhe për të gjithë. 

Shtëpia jonë politike - LDK, është bërë gati. Kemi ofertë për të gjithë e në çdo komunë. Kemi vizion të qartë dhe kandidatë të dëshmuar në menaxhim, të cilët fokusin do ta kenë në përmirësimin e përditshmërisë tonë në të gjitha sferat. 

Fushata do të shkurtohet, nga ajo konvencionale do të kalohet në atë dixhitale, krejt kjo në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve nga situata me pandeminë, të cilën paaftësia e Qeverisë e rëndoi edhe më shumë. 

160 është numri ynë - numri i LDK-së. Është numri i fitores për të gjithë. 

Na priftë e mbara!
 


MË SHUME NGA Lajme