Mbi 2 mijë gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19
BKT
Lajme

Mbi 2 mijë gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Numër i lartë i gjobave po shqiptohen ndaj qytetarëve, të cilët nuk po respektojnë masat antiCOVID-19.

Vetëm për një ditë, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba ndaj 2 mijë e 48 qytetarëve. Kështu ka bërë të ditur policia nëpërmjet raportit 24 orësh. 

Ndërkohë që në nga 30 gushti në vend janë masat e vendosura për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit. 

Masa të reja antiCOVID-19 u morën edhe të dielën nga Qeveria e Kosovës përshkak të rritjes së numrit të rasteve të vdekjes dhe rasteve pozitive me koronavirus. 

Çdo person, i cili hyn në Kosovë, duhet të ketë me vete dëshminë e vaksinimit të plotë apo të njërës dozë apo testin RT-PCR negativ të bërë brenda 72 orëve. Ora policore vazhdon të jetë në fuqi nga 22:00-05:00, përveç në rastet emergjente.

Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor, pezullohet deri më 26 shtator, ndërsa gastronomia lejohet të zhvillojnë aktivitetin e saj nga ora 05:00-21:30.

Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme