Bashkimi Evropian dërgon 22 vëzhgues afatgjatë për zgjedhjet lokale
BKT
Lajme

Bashkimi Evropian dërgon 22 vëzhgues afatgjatë për zgjedhjet lokale

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian ka dërguar 22 vëzhgues afatgjatë në Kosovë.

Ata do të monitorojnë procesin zgjedhor deri në fund të zgjedhjeve lokale kur ato mbahen më 17 tetor.

Me nisjen e vëzhguesve afatgjatë pranë selisë së EU EOM në Prishtinë, zëvendës shefi i misionit, Konrad Olszewski tha në një konferencë për media se sot po i përcjellin 11 ekipe vëzhgues afatgjatë, secili me nga dy anëtarë, të cilët do ta vlerësojnë fushatën dhe përgatitjet për zgjedhje në të gjitha komunat në të gjithë Kosovën.

“Vëzhguesit afatgjatë janë shumë të rëndësishëm që misioni të mund të arrijë një vlerësim të plotë dhe gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor në përputhje me metodologjinë standarde të vëzhgimit të zgjedhjeve nga BE”, tha ai.

Vëzhguesit afatgjatë vijnë nga 19 shtete, gjysma e tyre janë gra.

 


MË SHUME NGA Lajme