Lajçaku takohet me Abdixhikun, temë diskutimi dialogu Kosovë - Serbi
BKT
Lajme

Lajçaku takohet me Abdixhikun, temë diskutimi dialogu Kosovë - Serbi

Në vazhdën e vizitës treditore në vend, emisari i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot edhe me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

LDK-ja ka bërë të ditur se temë diskutimi e këtij takimi ishte procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Temë e diskutimit ishte procesi i dialogut Kosovë – Serbi, me ç’rast kryetari Abdixhiku e ritheksoi qëndrimin e LDK-së që dialogu të përfundojë me marrëveshje përfundimtare e cila do të qojë në njohjen e ndërsjelltë të të dy vendeve, duke respektuar kufijtë aktual dhe rregullin kushtetues, si dhe në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Përveç LDK-së, Lajçaku sot ka zhvilluar takime edhe me krerët e PDK-së dhe të AAK-së. 


MË SHUME NGA Lajme