Bahtiri flet për 2014, Hamza ja ekspozon borxhet dhe keqmenaxhimin
Sharr Travel

Bahtiri flet për 2014, Hamza ja ekspozon borxhet dhe keqmenaxhimin

Kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri, më shumë se me të ardhmen e qytetit të Mitrovicës, ka folur për vështirsitë që ka pasur për të hyrë dhe qeverisur me qytetin e Mitrovicës, duke  përsëritur shumë herë se menaxhimi i këtij qyteti është specifik, çka i bëri përshtypje edhe moderatorit të debatit.

Ndërsa pretendenti kryesor që vjen prej Pdk, ish ministri Bedri Hamza, përmes raporteve tē pavarura të auditimit i nxorri rezultate komplet të kundërta me ato që pohoi kryetari aktual Agim Bahtiri. 

"A mund të na flasësh për të ardhmen e qytetit sepse qe 5 herë e përsërite se është specifik", i tha gazetari. 

Ai foli për kërcënime nga nëntoka apo Shik po pa ofruar fakte konkrete, megjith insistimin..

Në debatin zgjedhor që u zhvillua në ATV, ndërmjet kryetarit Agim Bahtiri, ai e ekzagjeroi rolin e tij duke pretenduar se ka arritur të sigurojë paqe, normalitet.

" Para meje ska pase fotografi tjetër veç urës ndërsa tani kemi kërkuar dhe kemi arritur paqe.Ne do ti çojmë proceset përpara me kryeministrin e tanishëm dhe që do jetë për shumē vjet", tha kryetari aktual Agim Bahtiri. 

Edhe analisti në emision saktësoi se mori përsipër dhe foli më shumë për gjëra që i takojnë pushtetit qendrorë. 

" U kon shtet i kapur , dhe del një kryetar që hyn mes ShiK. kishte kërcënime në facebook. Hetuesiq nuk ka zbuluar asgjë", ka theksuar Bahtiri. 

I pyetur nëse ka shkuar te kryeministri për këto atakime, ai tha se këto kanë ndodhur në 2014 por se do tē kërkojë që hetohen këto raste. 

Duke folur për menaxhimin ai tha se para 8 vitesh e kishte marrë me mbi 2 milionë euro borxh, ndērsa tani janë rreth 600 mijë. 

Fajin për borxhet ai u mundua të hedh shpenzimeve të qeverive. 

" Nuk ka qenë mē mirë asnjëherë pastërtimi i qytetit", tha tutje Bahtiri. 

Përveç borxheve publike, ai i pyet edhe për borxhet ndaj kompanive të vogla, të cilat komuna është duke u vonuar. Në studio u soll një rast që ka vonesa të tilla si 174 .. 

Duke përmendur mundësin qē të fitojē ish ministri i Finacave, Bedri Hamza, ai tha kurrë Mitrovica nuk e voton Hamzën sepse ai ka qenē prej 20 vitesh nē pushtet sikur ish kryetari. 

" Nuk janë pak 8 vjet . Komuna e Mitrovicës ka pasur shumëpak zhvillime dhe këto i dokumentojë me fakte të Auditorit. Ka shkleje tepër të rënda që fillojnë nga punësimet, prokurimet", tha Bedri Hamza, i nominuari i PDK për kryetarë të Mitrovicës. 

Ai foli për tejkalimet e kontratave si ajo e shtratit Sitnica prej mbi 2 milionë euro dhe futjen e komunës në borxhe të përballueshme... 

" Vitet e fundit komuna e Mitrovicës në dështimin e kontratave dhe keqmenaxhimit vetëm kamata ka paguar 800 mijë euro", tha Hamza. 

Sipas tij, borxhet aktuale janë mbi 2 milion euro ndërsa pagesat për bizneset vonohen nga 55 deri në 174 ditë. 

" Halla e sporteve është modeluar kur isha ministër. 14 milionë nga BE, 8 milion nga qeveria e Kosovës kur isha unë ndërsa komuna duhej të merrte pjesë me 500 mijë euro. Por halla e sporteve nuk është aktivizuar ende" , vijoi Hamza duke potencuar se asnjë shkollë fatkeqësisht nuk është ndërtuar nga komuna e Mitrovicës. 

I pyetur nga gazetarët për akuzat dhe kërcēnimet, ai tha se këto janë për konsum politikë ndërsa nëse ka konkrete diçka, ai duhet të prezentojë së paku një dokument. 

" Kur smundesh me folë për rezultate do flasësh për gjëra të paqena. Shiheni nga dokumentet nē 2016 tê hyrat ishin 2.1 milionë ndërsa 2020 janë vetëm 2.2 milionë. Nuk janë rritur fare dhe kjo destimulon paguesit vullnetarē. "

Ai poashtu argumentoi edhe pēr rēnjen e investimeve kapitale. 

" Miliona euro janē humbur nga kontratat e menaxhuara keq dhe kēto do duhet tē paguhen"