Osmani takohet nesër me Lajçakun
Sharr Travel

Osmani takohet nesër me Lajçakun

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të zhvillojë një takim me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se ky takim do të fillojë nga ora 10:10.

Lajçaku është duke qëndruar në një vizitë treditore në Kosovë, për të diskutuar rreth zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit.

Dje gjatë ditës, emisari i BE-së ka zhvilluar takim me kryeministrin e vendit Albin Kurti, teksa sot është takuar me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe me krerët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.