Bekim Haxhiu: Kur skadoi afati i vaksinave, Vitia rrezitej në bregdet
Sharr Travel

Bekim Haxhiu: Kur skadoi afati i vaksinave, Vitia rrezitej në bregdet

Deputeti i PDK’së në Kuvend, Bekim Haxhiu ka akuzuar përsëri ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për keqmenaxhim të pandemisë.

Haxhiu tha se ministri Vitia ishte duke u rrezitur në bregdet në kohën kur skadoi afati i vaksinave.

“Në kohën kur ka skaduar afati i vaksinave, Vitia ka qenë në bregdet duke u rrezitur”, është shprehur Haxhiu ne T7.

Tutje, ai  tha se kjo është “tmerr” që të shkojë në pushim ministri në kohën kur po eskalonte gjendja pandemike.

“Është tmerr të shkojë të pushojë në kohën kur po eskalonte gjendja pandemike dhe po futeshim në katastrofe shëndetësore”, shtoi Haxhiu.