Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në ditën e pastrimit të botës, i ftuar do të jetë, Luan Hasanaj, drejtor i  organizatës “Let's Do it Kosova”.

Elbenita Kajtazi, soprano, flet për Post Remusica dhe koncertet e ardhshme.

Fatmire Berisha,  nga MAPL, flet për projektin, Komunat për të rinjtë në Kosovë.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme