Mantelbardhët me akuza ndaj ministrit Vitia, kërkojnë pagesa shtesë
BKT
Lajme

Mantelbardhët me akuza ndaj ministrit Vitia, kërkojnë pagesa shtesë

Përpara ministrisë së shëndetësisë, federata e sindikatave të shëndetësisë, kësaj radhe kanë dale me akuza ndaj ministrit Arben Vitija.

Neglizhenca për punëtorët, e deri te manipulimet me deklarata publike,ishin akuzat e kryetarit Blerim Syla në drejtim të ministrit Vitia.

"Nuk është e vërtetë, që kemi mjaftueshëm barna, nuk është e vërtetë që janë dhënë shtesat që na takojnë nuk e ka nxjerrur udhëzimin administrativ bazuar në ligjin anticovid, dhe marrja ma e madhe është që ka deklaru është e ka konsideruar dhënjën e vaksinave si ndihmë për punëtorët shëndetësor ", tha dr.Blerim Syla-kryetas i FSSHK'së.

Pas dy orëve, mjekët marshuan në këmbë në drejtim të qeverisë, për t'ia adresuar disa kërkesa  kryeministrit Albin Kurti si dhe Presidentes Vjosa Osmani.

"Kërkesat janë këto, të zbatohet ligji i pagave, ne për lëmosh nuk jemi,andaj urgjentish të mirret vendim  që ky ligj antiapandemi të vazhdon deri te ligji i pagave,  ndërsa kërkesa kryesore është sivjet të bëhet ligji i pagave", tha Syla.

Në një përgjigjje për RTK-në Ministria e Shëndetësisë i ka mohuar të gjitha akuzat e sindikalisteve.

Protestuesit në fund kanë theksuar se nëse nuk merren masa deri më 26 shtator, protestat do të bëhen më të zëshme.


MË SHUME NGA Lajme