10:39 / 20.09.2021
Reciprociteti në targa me Serbinë po zbatohet edhe në Merdare
Reciprociteti në targa me Serbinë ka filluar të zbatohet edhe në pikën kufitare në Merdarë.
Policia e Kosovës nuk po lejon asnjë veturë me targa të Serbisë që të hyjë në vend, pasi që Serbia ka disa vite që i detyron qytetarët e Kosovës që të pajisin veturat e tyre me targa të përkohshme për të hyrë atje.
Shoferët e ardhur nga Serbia janë detyruar të zëvendësojnë targat me ato të përkohshme.























