Zaev për atentatin: Shërbimet e sigurisë vepruan me sukses
BKT
Lajme

Zaev për atentatin: Shërbimet e sigurisë vepruan me sukses

Gazeta greke "Vradhini" ka shkruar sot se në vitin 2018 është parandaluar një atentat ndaj kryeministrit të Maqednisë së Veriut, Zoran Zaev.

Sipas “Vradhini” Zeavit u tentua ti bëhej atentat disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës. Në organizimin e këtij atentati sipas gazetës ishin të përfshirë rusët. Gjithnjë sipas këtij mediumi grek,Shërbimet Sekrete të Greqisë kanë shpëtuar jetën kryeministrit Zaev , pasi kanë zbuluar një tentativë për ekzekutimin e tij. I pyetur rreth këtyre shkrimeve,kryeministri Zoran Zaev tha se para dhe pas Marrëveshjes së Prespës,shërbimet e sigurisë e kanë kryer punën e tyre me sukses.

"Nuk do të komentoj informacione apo akuza të tilla. Në çdo rast kishte sfida në atë fushë. Shërbimet e sigurisë e bënin punën e tyre në mënyrë jashtëzakonisht profesionale dhe me sukses. Nuk kam asnjë koment shtesë lidhur me këtë temë", ka thënë kryeministri Zaev.

Analisti poltik Xhelal Neziri vlerëson se nëse do të kishte ndodhur atentati ndaj Zoran Zaevit, ai do ishte kryer me qëllim të pengimit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut ,në NATO dhe në Bashkimin Evropian. “Para nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës kishte paralajmërime publike nga ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, se çdo zgjerim i NATO-s me pranimin e Maqedonisë së Veriut e bën këtë vend cak legjitim të Rusisë.

Është deklaratë publike kjo. Rusia në fakt nuk dëshironte as ndryshimin e pushtetit në Shkup, i cili ndodhi në fillim të vitit 2017. E mbani mend se çfarë ndodhi më 27 prill të atij viti, kur ndodhi sulmi ndaj Parlamentit me qëllim që të pamundësohet rotacioni i pushtetit. Në turmën që sulmonte deputetët kishte persona të maskuar e të armatosur.

Në mesin e tyre u identifikuan disa agjentë serb, të cilët faktikisht çonin para agjendën ruse. Nga funksionarë të lartë kjo ngjarje u kualifikua si tentim për atentat ndaj Zaevit dhe deputetëve tjerë që kishte për qëllim destabilizimin e vendit dhe pamundësimin që të arrijë Marrëveshje me Greqinë, gjë që do të pamundësonte edhe anëtarësimin në NATO”, thotë Neziri Kontesti 27 vjeçar mes Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit të shtetit ,u zgjodh në qershor të vitit 2018 ,me Marrëveshjen e Prespës ,të cilën e nënshkruan kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.

Pas kësaj marrëveshje ,Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO- s dhe hapi rrugën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

(Besnik Hiseni)


MË SHUME NGA Lajme