Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për inicativen për  ndërtimin e sheshit dhe shtatores Biden në Ferizaj, do të flas, Faton Haxhisaliu drejtor i fondacionit “Sheshi Biden".

Në lidhje të drejtpërdrejt, Fatbardha Restelica, hulumtuese në INDEP dhe Dardan Abazi, menaxher dhe hulumtues në INDEP, do të flasin për shtatorin si muaj i interesave ekonomike të konsumatorëve.

Shafi Gashi, arkeolog në Institutin Arkeologjik të Kosovës, flet për ruajtjen e trashegimisë kulturore dhe për hulumtimet arkeologjike në katedralen zonja ndihmëtare në Prizren.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme