17:03 / 21.09.2021
Për herë të parë Policia e Kosovës ekspozon mitralozët
Elita e Policisë së Kosovës prej ditës së djeshme është vendosur në Jarnijë pas një vendimi të Qeverisë së Kosovës e cila obligon të gjithë shtetasit e Serbisë që të vendosin targa të përkohshme në automjete.
E, sot gjatë ditës, Policia e Kosovës ka ekspozuar edhe pajisje të mitralozëve të cilët janë të vendosur në automjetet policore.
Në zonën ku serbët kanë bllokuar rrugën për qarkullim, aktualisht janë edhe pjesëtarë të FIT-it.
Informacionet e fundit tregojnë se situata në Jarinjë vazhdon të jetë e qetë dhe pa tensione, raporton Kallxo.























