17:55 / 21.09.2021
Grenelli kritikon Bidenin për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar presidentin amerikan, Joe Biden për qasjen e tij ndaj dialogut.
Grenelli ka thënë se Bideni as nuk e ka përmendur procesin e dialogut në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara.
Sipas tij, për Bidenin as nuk është prioritet partneriteti me Ballkanin.
“Joe Biden dështon që edhe ta përmend dialogun Kosovë-Serbi në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara. Qartë se për këtë Shtëpi të Bardhë partneriteti me Ballkanin nuk është prioritet në asnjë formë”, ka shkruar Grenelli në llogarinë e vet në “Twitter”./epoka e re/
























