Si të aplikoni penelin në varësi të formës së syve tuaj

Si të aplikoni penelin në varësi të formës së syve tuaj

Ka disa mënyra për të aplikuar penelin. Në varësi të mënyrës që zgjidhni, mund të ndryshoni pak formën e syve tuaj ndërkohë që do t’i shtoni edhe stili grimit: nga gotik, dramatik, retro deri tek eleganca.

Nëse keni sy të vegjël, formimi i saktë i vijës së penelit luan një rol të rëndësishëm për të krijuar efektin e syve të mëdhenj dhe më intensiv. Vija duhet të jetë e hollë. Në të kundërt, nëse keni sy të mëdhenj, vija duhet të jetë më e gjerë.

Për ju që jeni duke kërkuar një pamje seksi, stili i “syve të maces” është ideal. Peneli duhet të jetë i hollë dhe të vijë duke u bërë më e trashë drejt qoshes së jashtme. Për një pamje të freskët dhe rinore, aplikoni penelin vetëm në qoshet e jashtme të syve.