​Ministri Sveçla: Vendimi për targat nuk është provokim ndaj serbëve
Sharr Travel

​Ministri Sveçla: Vendimi për targat nuk është provokim ndaj serbëve

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deklaroi sot se vendimi për targat nuk është në asnjë mënyrë kundër qytetarëve serbë.

Ai një deklarim për N1 tha se Policia e Kosovës është vendosur pranë pikave kufitare ekskluzivisht për mbrojtjen e tyre.

“Si ministër i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës garantoj se vendimi i djeshëm nuk është diskriminim dhe as provokim ndaj askujt. Qytetarët serbë nuk duhet të frikësohen, pasi që policët tanë janë detyrë dhe kontribuojnë për sigurimin e rendit dhe të sigurisë. Masat e ndërmarra nuk janë kundër tyre dhe as kundër askujt tjetër. Policia nuk merret me nacionalitetin e udhëtarëve, por ajo mbron të gjithë qytetarët, pa dallime”, tha Sveçla.

Sipas tij, në këtë situatë Kosova dhe Serbia, ose kanë të drejtë ose e kanë gabim.

“Kështu që ose do të mbajmë këto lloje të tabelave të regjistrimit ose të dyja palët të largojnë përdorimin e tabelave të përkohshme dhe të përdoren tabelat e rregullta të regjistrimit”, u shpreh ministri Sveçla.