5 këshilla për thonj të gjatë, të shëndetshëm dhe të fortë

5 këshilla për thonj të gjatë, të shëndetshëm dhe të fortë

Nëse keni thonjtë të dobët dhe të brishtë, këshillat që abcneës.al do ju japë më poshtë do ju ndihmojnë që t’i keni më të shëndetshëm, të fortë dhe të gjatë.

1. Hidratimi i duhur

Mos harroni kurrë të lagni thonjtë tuaj sistematikisht, pasi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e tyre. Ju mund t’i masazhoni dhe me pak vaj çdo ditë, pa pasur nevojë të blini produkte të shtrenjta. Vaji Jojova është i shkëlqyer për thonjtë.

2. Suplementi i vitaminës B

Thonjtë janë të brishtë për shkak të mungesës së biotinës, kështu që ju duhet të plotësoni dietën tuaj me ushqime të pasura me vitaminë B ose të merrni suplemente të vitaminës B, sugjeron abcnews.al.

3. Blini aceton të mirë

Acetoni me përqendrim  të lartë acetoni është i dëmshëm për thonjtë tuaj tashmë të brishtë, duke i bërë të duken të dehidratur menjëherë pas heqjes së manikyrit. Ka formula pa aceton në treg që mund të heqin manikyrin në mënyrë efektive, pa ndikuar në shëndetin e thonjve.

4. Kushtojini vëmendje dietës tuaj

Një dietë e ekuilibruar është këshilla më e mirë shëndetësore që mund të ndiqni. Zarzavatet me gjethe, peshku me yndyrë omega-3, arrat, avokadot, vezët, patatet e ëmbla dhe perimet e tjera i bëjnë thonjtë tuaj më të gjatë, më të fortë dhe me një pamje të shëndetshme, informon abcnews.al.

5. Trajtimi me keratin

Trajtimet me keratin i bëjnë thonjtë më të fortë, por nuk duhet ta teproni. Thonjtë duhet të jenë fleksibël, pasi nëse bëhen shumë të fortë mund të çojë në efekte anësore siç është thyerja e tyre./e.b-abcnews.al