11:29 / 22.09.2021
Rusia qëndron prapa veprimeve për destabilizimin e Malit të ZI
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Aleksandar Bogdanoviq, deklaroj se është e qartë se Rusia qëndron prapa shumë veprimeve që kishin si qëllim destabilizimin e Malit të Zi. Por për fat të mirë, duke e anëtarësuar Malin e Zi në NATO, ne përgjithmonë e kemi përcaktuar rrugën e tij.

Në lidhje me zhvillimet e fundit në Malin e Zi dhe deklaratave se mbrapa qëllimeve për destabilizimin e Malit të Zi qëndron Rusia, është prononcuar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Marija Zaharova, e cila është munduar ti hedhë poshtë akuzat duke sulmuar presidentin Gjukanoviq, se e gjithë kjo ishte një përpjekje për të rivendosur pushtetin nën kontrollin e tij.























