Është promovuar libri "Enigma e poezisë" i akademik Sabri Hamitit

Është promovuar libri "Enigma e poezisë" i akademik Sabri Hamitit

Në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i ASHAK-ut ka promovuar librin më të ri të Akademik Sabri Hamitit, ENIGMA E POEZISË.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Botimi më i ri i Akademik Sabri Hamitit, studiues i letërsisë, kritik letrar, poet, dramaturg e romancier, autor i mbi 40 librave, një pjesë e të cilëve janë realizuar në kuadër të botimeve të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, i kushtohet  poezisë shqipe, poezisë shqipe të shekullit XX, autorëve të rëndësishëm si Fishta, Shantoja, Koliqi, Camaj, përkthimit të poezisë, që lidhet me emrin e R. Ismajlit, të përfshirë në pjesën e parë të vëllimit, si dhe autorëve të fundit të shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI, si Z. Zorba, F. Rreshpja, Rr. Dedja, A. Podrimja, F. Arapi, R. Çollaku, L. Lleshanaku, A. Konushevci, D. Topalli, M. Ahmeti, A. Idrizi, A. Tufa e Eqrem Basha, të përfshirë në pjesën e dytë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Për librin kanë folur profesoreshat  e Universitetit të Tiranës dhe studiueset e shquara të letërsisë, Dhurata Shehri e Persida Asllani si dhe anëtari korrespondent ASHAK-ut, Nysret Krasniqi, që është dhe recenzent i botimit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNë përmbyllje, akademik Sabri Hamiti ka thënë se libri “Enigma e pozisë” bashkë me librat “Tematologjia”, “Albanizma”, “Utopia letrare” dhe “Testamenti”, të gjitha të botuara nga ASHAK, përbëjnë korpusin e një “poetike letrare shqipe”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm