Ushqimet që duhet të konsumoni gjithsesi gjatë ndrrimit të stinëve
Sharr Travel

Ushqimet që duhet të konsumoni gjithsesi gjatë ndrrimit të stinëve

Ekspertët e mjekësisë popullore besojnë se era ka fuqinë të sjellë shumë sëmundje nëse trupi nuk është i mbrojtur.

Ndryshimi i stinëve kërkon shumë harmoni mes trupit dhe ushqyerjes. Trupi duhet përshtatur me ndryshimet e motit, temperaturën, erën dhe të ftohtin.

Me ardhjen e vjeshtës, era bëhet më e fortë. Pjesa më e brishtë e trupit që priret të preket nga sëmundjet është qafa, shpina, kraharori.

Vjeshta mund të sjellë probleme shëndetësore por edhe një bollëk perimesh dhe ushqimesh që e mbrojnë organizmin. Këtu përfshihen zhardhokët, kungulli, qepa, hudhra, dardhat, mollët, arrorët, farat, erëzat dhe barishtet.

Në vjeshtë moti është krejt  i paparashikueshëm duke e bërë tranzicionin mes verës dhe stinës së re pak të vështirë.

Për ta bërë këtë kapërcim nga ditët e nxehta në ato të freskëta e të turbullta, njeriu mund të shfrytëzojë ushqimet e mëposhtme:

  • Xhenxhefili ngroh dhe qetëson stomakun duke lehtësuar tretjen. Ai ndihmon në nxjerrjen e toksinave nëpërmjet sekrecioneve dhe lufton inflamacionin e dëmtimet në mëlçi. Xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj por edhe ta përfshini në gatime të ndryshme.
  • Mjalti ushqen dhe mbron mushkëritë dhe shpërbën sekrecionet. Ai zbut fytin dhe kollën.
  • Dardhat janë një frut që nuk duhet të mungojnë në regjimin ushqimor të këtij ndryshimi stinor. Ato zbusin fytin dhe mbrojnë mushkëritë.
  • Kanella është erëz fantastike lufton të ftohurën dhe dhimbjet e saj. Ajo përmban plot antioksidantë që luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë zemrën.