Mënyra e vetme që heq yndyrën nga tasat plastik në pak sekonda

Mënyra e vetme që heq yndyrën nga tasat plastik në pak sekonda

Tasat plastik janë dhe ato më të vështirët për tu pastruar pasi keni marrë gjellën me  vete në punë ose çfarëdo ushqimi tjetër.

Nuk është se nuk lahen por që të hiqni të gjithë yndyrën ju merr pak kohë, ose duhet t’i lini në ujë të nxehtë deri sa ajo të shkrihet plotësisht.

Por kjo më poshtë është zgjidhja perfekte në shumë pak sekonda.

Mbusheni tasin me ujë të nxehtë me ilaç dhe fusni gjithashtu një letër kuzhine ose një facoletë. Tundeni mirë dhe shpëlajeni! Tasi është gati për ta përdorur të nesërmen!