Ç`duhet të dini para se të blini një hidratues
Sharr Travel

Ç`duhet të dini para se të blini një hidratues

Nëse jeni në kërkim të një hidratanti dhe s`po vendosni dot, ndoshta ky artikull mund t`ju ndihmojë. Çfarë përbërësish duhet të ketë patjetër një krem hidratues për lëkurën?

1- Acidi hialuronik

Ky acid është një hidratues i fuqishëm, i cili i jep lëkurës një pamje të re. Ai gjendet në mënyrë natyrale në lëkurë, por me kalimin e viteve ai fillon të humbasë, prandaj duke përdorur një hidratues me këtë përbërës ju po i bëni vetes një favor të madh.

2- Vazelinë

Lubrifikon lëkurën dhe redukton humbjen e butësisë duke forcuar barrierat mbrojtëse.

3- Glicerina

Ruan ekuilibrin e brendshëm të ujit në lëkurë. Ajo gjithashtu ndihmon qelizat e lëkurës të arrijnë maturimin e plotë para se të shkëputen nga trupi, e cila është veçanërisht e dobishme për njerëzit me psoriasis (një sëmundje që shkakton qelizat e lëkurës të largohen shumë shpejt).

4- Acidi laktik

Vepron si një skrab i butë, për të zbuluar lëkurën tuaj të re dhe ndihmon produktet e tjera të kujdesit të lëkurës të përthithen më shpejt.