Piktura e Frida Kahlo në ankand me vlerë 30 mln dollarë

Piktura e Frida Kahlo në ankand me vlerë 30 mln dollarë

Një autoportret prekës nga Frida Kahlo që portretizon burrin e saj, Diego Rivera, në qendër të ballit të artistes, është i destinuar të thyejë një rekord dhe të bëhet vepra më e çmuar e Amerikës Latine në historinë e shitjeve publike.

Është një pikturë e vitit 1949 e titulluar “Diego y yo” (Diego dhe unë) dhe shtëpia e ankandeve Sotheby’s, e cila do ta prezantojë në Londër më 22 dhe 25 tetor, e ka vlerësuar atë me 30 milionë dollarë. Nëse shitet për atë shumë, do të thyejë rekordin e mbajtur nga burri tradhtar i piktores. Përveç çmimit marramendës, vepra ka një vlerë të paçmueshme sepse hedh dritë mbi artisten meksikane dhe marrëdhënien e saj të trazuar me Rivera.

Kahlo e pa atë për herë të parë në 1922, kur ai ishte një artist mural me famë botërore dhe ishte 36 vjeç.

Ajo ishte vetëm 15 vjeçe, por u magjeps menjëherë prej tij. Ata u takuan përsëri në 1928 dhe vitin pasardhës u martuan. Kahlo dikur shkroi në një fletore: “Unë kam pasur dy aksidente të mëdha në jetën time, njëra në një tramvaj qëmë goditi … tjetri ishte Diego”, duke iu referuar aksidentit kur një autobus e goditi atë në moshën 18-vjeçare dhe duke e lënë atë me lëndime të tmerrshme. Piktura “Diego y yo” u krijua gjatë një pike të errët gjatë martesës së tyre të dytë kur Rivera po tradhtonte piktoren Kahlo me shoqen dhe yllin e filmit María Félix.