Të paraburgosurit në Hagë ankohen për problemet me vizita, ushqim...
BKT
Lajme

Të paraburgosurit në Hagë ankohen për problemet me vizita, ushqim...

Procedura të komplikuara për lëshim të vizave për familjarët që i vizitojnë, shujtat javore të njëjta, problemet me porositë dhe pagesat, zvogëlimi i orarit të shëtitjes gjatë fundjavave si dhe pagesat e vështirësuara për disa nga avokatët, kanë qenë disa nga shqetësimet e të paraburgosurve në Gjykatën Speciale në Hagë, sipas Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo ministri ka thënë se të mërkurën dhe të enjten delegacioni i MD-së, në krye me zëvendësministrin Blerim Sallahu, shefin e kabinetit, Genc Nimoni, dhe udhëheqësen e Divizionit për Mbrojtje Juridike dhe Mbështetje Financiare, Pranvera Ejupi-Hajzeraj kanë zhvilluar takime me të paraburgosurit në Hagë.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për funksionimin e gjithmbarshëm të rendit shtëpiak e për kushtet e trajtimit të të paraburgosurve.

Për shqetësimet e tyre për viza, delegacioni i MD-së ka folur edhe me kryetaren e Dhomave të Specializuara dhe zyrtarë të tjerë të Speciales në Hagë. Sipas njoftimit, ata janë zotuar për lehtësim procedurash dhe trajtim të dinjitetshëm të të paraburgosurve.

Në fund, MD-ja ka thënë se do t’i kryejë obligimet e saj në raport me shtetasit që mbahen në Hagë.

Krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë po mbahen në Hagë që nga viti i shkuar. Gjykimi ka nisur vetëm ndaj Salih Mustafës. Në paraburgim janë Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Pjetër Shala, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati


MË SHUME NGA Lajme