Pse është mirë të pini nga një gotë çaj çdo ditë?

Pse është mirë të pini nga një gotë çaj çdo ditë?

Ndihmon rënien në peshë

Studime të shumta e lidhin konsumimin e çajit jeshil me rënien në peshë dhe me pakësimin e dhjamit në zonën e barkut.

Ul tensionin e gjakut

Konsumimi tre herë në ditë i çajit të zi mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut.

Ndihmon veprimtarinë në moshat e vjetra 

Konsumimi i çajit jeshil mund t’ju ndihmojë për një veprimtari më të mirë në moshë të madhe, pra mund të mos keni nevojë për ndihmë aktivitetet e përditshme si veshja apo larja.

Lufton kancerin e prostatës

Në një studim të Universitetit të Missouri-t, çaji jeshil shërbentë si mekanizmi që transportonte nanopjesëzat që shkatërrojnë qelizat kancerogjene në prostatë.

Mund të tkurrë tumorët

Një studim ka zbuluar se një përbërës në çajin jeshil, kur aplikohet në tumor, e tkurr atë.

Pakëson mundësitë për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës

Për shkak të antioksidantëve që gjenden në çaj, pirja e tre apo më shumë gotave në ditë mund të ndikojë në një ulje të mundësisë për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Rihidraton

Konsumimi i çajit është mënyra më e mirë që ju mud të riktheni hidratimin në trupin tuaj.

Nxit sistemin imunitar

Efektet që çaji ka në sistemin imunitar, e bëjnë atë të përshtatshëm për t’u konsumuar në periudhat e virozave, duke shërbyer si mbrojtës por edhe kurues.