18:13 / 24.09.2021
Tre helikopterë të ushtrisë serbe fluturojnë afër Jarinjës
Tre helikopterë të Ushtrisë serbe kanë fluturuar sot afër kufirit me Kosovën në Jarinjën sot rreth orës 16:00.
Raportohet se helikopterët kanë fluturuar për disa minuta, teksa policët e Njësisë Speciale i kanë vëzhguar në qetësi.
Kjo ka shkaktuar ekzaltimin e protestuesve serbë të pranishëm atje.























