Mbyllen pjesët e para, Llapi duke barazuar me skuadrën e Drenicës

Mbyllen pjesët e para, Llapi duke barazuar me skuadrën e Drenicës

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet që janë duke zhvilluar në Superligën e Kosovës, ku momentalisht rezultatet janë të barabarta.

Pas 45’ minutave lojë, skuadra e Llapit është duke barazuar me rezultat 1:1 me Drenicën, kurse në ndeshjen mes Ulpianës dhe Dukagjinit ende nuk ka gola, përcjell KosovaPress.

Në takimin mes Llapit dhe Drenicës, golin për skuadrën e Llapit e shënoi mesfushori Kastriot Selmani në minutën e 16’, kurse te Drenica golashënues ishte Kreshnik Uka në minutën e 12’.

Rezultatet e pjesëve të para në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Llapi 1 – 1 Drenica

Ulpiana 0 – 0 Dukagjini