18:16 / 25.09.2021
Interi kalon në epërsi kundër Atalantas
Pas 5’ minutave lojë zhbllokohet rezultati në “Giuseppe Meazza” ku kampioni i Serie A ka kaluar në epërsi.
Skuadra e Interit ka kaluar në epërsi kundër Atalantas, përmes golit të sulmuesit Lautaro Martinez, përcjell KosovaPress.
Pas asistimit të mesfushorit Nicolo Barella, Martinez shënon për 1:0 në minutën e 5’ të ndeshjes, për të kaluar në epërsi “Nerazzurët”.























