Arsenal-Tottenham, formacionet zyrtare të derbit londinez
Premier Liga e Anglisë sjellë sot edhe një tjetër ndeshje e cila gjithmonë ka ofruar futboll cilësor dhe gola të shumtë.
Bëhet fjalë për derbin e Londrës ndërmjet Arsenalit dhe Tottenhamit që zhvillohet në stadiumin “Emirates” me fillim nga ora 17:30, transmeton KosovaPress.
Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e gjashtë të kampionatit anglez, derisa të dy këto skuadra janë duke kaluar nëpër një formë jo të mirë të rezultateve. Tottenhami momentalisht renditët i 10-ti me nëntë pikë, kurse Arsenali i 13-ti me gjashtë pikë.
Këto janë formacionet zyrtare:
Arsenali: Ramsoale, Tomiyasu, White, Gabriel, Tierny, Partey, Xhaka, Saka, Odegeard, Rowe, Aubameyang
Tottenhami: Lloris, Tanganga, Dier, Sanchez, Reguilon, Hojbjerg, Dele, Ndombele, Lucas, Son, Kane























