Si të luftoni lodhjen që shkaktohet nga anemia, ushqimet që ju duhen
BKT
Lifestyle

Si të luftoni lodhjen që shkaktohet nga anemia, ushqimet që ju duhen

Një tjetër alternativë është terapia intravenoze me tretësira të pasura me hekur

Terapi të tilla bëhen në rastet kur anemia është shumë e rëndë.

Raste më të lehta të anemisë mund të trajtohen nëpërmjet suplementëve të hekurit të cilat jepen nga mjeku.

Njerëzit e rrezikuar nga anemia duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur dhe të marrin mjaftueshëm vitaminë C.

Kjo e fundit e ndihmon organizmin të përthithë sa më shumë hekur.

Përveç pakësimit të kafesë, sheqerit dhe alkolit, mjekët rekomandojnë edhe shmangien e çajit të zi që pengon përthithjen e hekurit.

Dehidratimi luan rol përkeqësues të lodhjes, ndaj duhet të pini ujë rregullisht gjatë ditës.

Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për rigjenerimin e rruazave të kuqe, ndaj ju duhet të bëni ecje të shpejta ose të shkoni në palestër.

Një ushqyerje e shëndetshme dhe një gjumë i plotë janë gjithashtu të rëndësishëm për shëndetin e një personi që vuan nga anemia dhe jo vetëm. /AgroWeb/