13 federata sportive me 38 sportistë aplikojnë për bursa olimpike
BKT
Sport

13 federata sportive me 38 sportistë aplikojnë për bursa olimpike

13 federata sportive me 38 sportistë kanë aplikuar për bursa olimpike “Paris 2024” është bërë me dije pas mbledhjes që ka mbajtur komisioni   i sportit i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).

“13 federata me 38 sportistë kanë aplikuar për bursa, ndërsa komisioni do t’i dërgojë Bordit Ekzekutiv të KOK-ut rekomandimin për aprovim. I pranishëm në mbledhje ishte kryetari i komisionit, Musa Selimi, dhe anëtarët Latif Demolli, Abdurrahman Shkodra e Nuhi Gashi. Takimi i komisionit u monitorua nga sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.