Një i vdekur dhe pesë të lënduar në një aksident në Klinë
Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar, dy prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën “Sadik Rama” në Klinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi, sipas të cilit rasti ka ndodhur në orën 20:57.
“Policia ka pranuar një informacion se ka ndodhur një aksident në rrugën “Sadik Rama” në Klinë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një autobus dhe dy vetura. Me këtë rast gjashtë persona kanë marrë lëndime, tre prej tyre serioze. Njëri nga të lënduarit rëndë ka ndërruar jetë dhe kjo është konfirmuar nga mjeku kujdestar. Dy personat tjerë të lënduar rëndë janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe për njërin prej tyre është dhënë udhëzimi për t’u dërguar në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Gashi.























